Zafir Berisha: Kuvendi i ardhshëm do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve

18 shkurt 2025 | 12:38

Kandidati për deputet nga radhët e Nismës, Zafir Berisha, është ankuar për procesin e numërimit të votave nëpër qendrat komunale.

Ai ka shkruar në “Facebook” se Kuvendi i ardhshëm do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve.

“Nëse në të kaluarën 5 deri 10% kanë vendosë në Qendrën e numërimit të votave se kush duhet të jetën deputetë në Kuvendin e Kosovës, në zgjedhje e fundit, Qendrat e numërimit nëpër komuna janë duke vendosë 60 deri 70%! Me një fjalë Kuvendi i ardhshëm, do të përbëhet nga të përzgjedhurit e komisionerëve, jo të përzgjedhurit të qytetarëve”, ka shkruar Zafir Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kremlini tha të martën se është e drejtë sovrane e…