Zafir Berisha: Zgjedhjet e reja në fillim të vitit, posti i Presidentit pjesë e marrëveshjeve politike

20 tetor 2025 | 22:03

Ish-deputeti Zafir Berisha ka deklaruar se nuk pret formimin e një qeverie të re, por mbajtjen e zgjedhjeve të reja në fillim të vitit të ardhshëm.

“Nuk pres qeveri të re, unë pres zgjedhje të reja në pjesën e parë të janarit me mundësi të shtyhen deri në mars, kur edhe Presidentes i kalon afati dhe pastaj edhe posti i Presidentit të jetë pjesë e matematikave që bëhen nën tavolinë,” ka thënë Berisha.

Ai ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, për zvarritje të qëllimshme të proceseve politike për shkak të zgjedhjeve lokale.

“Kjo ka qenë një zvarritje e qëllimshme e Albin Kurtit për shkak të zgjedhjeve lokale, sepse lapsuset që i ka bërë i kanë kushtuar dhe po i kushtojnë Kosovës. Ka menduar me i shfrytëzu, ashtu siç i ka shfrytëzuar edhe më herët, për interesa politike pavarësisht se Kosova po dëmtohet. Të gjithë e kanë ditur, edhe Albin, se në momentin që mbahen zgjedhjet në katër komunat në veri, ka me u rikthy Lista Serbe. Këtë zvarritje e ka bërë me qëllim, përfshirë edhe kokëfortësinë dhe paaftësinë e tij për të bashkëpunuar,” ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëvizja Vetëvendosje që garon në balotazh me Partinë Demokratike të…