Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother Vip

15 mars 2024 | 12:07

Pas incidentit mes Egles dhe Rikes, në shtëpinë e Big Brother Vip Albania 3 nuk mungoi edhe zarfi i zi. Zarfi i zi në BBV përmban eleminim të menjëhershëm të banorëve që mund të kenë ‘eskaluar’ me veprimet e tyre brenda.

Rikja dhe Egla ishin ato që debatuan ashpër deri në një moment ku situata degradoi, kur Rikja merr një pako me ‘pana’ dhe ia hedh Eglës në fytyrë.

“Pastro shpirtin kur flet për njerëzit e mi” i thotë Rikja, kur në atë moment Egla tenton ta godasë, por banorët kanë ndërhyrë duke munduar ti qetësonin. Deri në një njoftim të dytë të vëllait të madh, zarfi i zi nuk do të mund të hapet.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) ka kërkuar vazhdimin e…