Zayn feston publikimin e albumit

14 dhjetor 2018 | 10:48

Zayn Malik është fotografuar duke dalë nga ndërtesa e banesës së tij në Nju Jork, duke u drejtuar për tek ahengu i publikimit të albumit të tij.

Këngëtari 25-vjeçar i shfaqi tatuazhet në gjoksin e tij me një këmishë të zezë të zbërthyer, xhaketë sportive dhe pantallona të stilit marinë, i shoqëruar nga anëtarët e familjes dhe një grupi miqsh.

Pas përfundimit të ahengut, në rrjetin social në “Twitter” ai i ka falënderuar të gjithë që ishin të pranishëm për të festuar me të.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Taylor Swift është një ndër këngëtaret që jetën private e…