Zbardhen detajet e bisedës kokë më kokë të Putinit me Lavrovin

14 shkurt 2022 | 21:52

Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov i ka sugjeruar Presidentit Putin që Moska të vazhdojë rrugën diplomatike në përpjekjet e saj për të arritur garancitë e sigurisë nga perëndimi.

Lavrov u takua me Putin të hënën dhe tha se Moska duhet të vazhdojë dialogun me perëndimin, edhe pse përgjigjet nga Bashkimi Evropian dhe aleanca ushtarake e NATO-s nuk kanë qenë “të kënaqshme”.

I pyetur nga Putin nëse ka kuptim vazhdimi i përpjekjeve diplomatike, Lavrov u përgjigj se mundësitë për bisedime nuk ishin shterur dhe propozoi vazhdimin e negociatave.

“Ne kemi paralajmëruar tashmë më shumë se një herë se nuk do të lejojmë negociata të pafundme për çështjet që kërkojnë zgjidhje sot”, mesohet te kete thene Lavrov, raporton The Guardian.

Por si ministër i Jashtëm, ai tha: “Më duhet të them se ka gjithmonë shanse” dhe shtoi:

“Më duket se mundësitë tona nuk janë të shteruara… Në këtë fazë, do të sugjeroja vazhdimin e tyre”.

Aktualisht, ministri rus i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, po takohet me Putinin.

Ai thotë se stërvitjet e përbashkëta ushtarake në Bjellorusi po shkojnë drejt fundit.

Këto stërvitje, në një vend fqinj me Ukrainën, janë parë si një nga elementët haptazi më kërcënues të dislokimit të forcave të Kremlinit rreth kufijve të Ukrainës.

Tensionet e rritura për situatën në Ukrainë, ja lëvizja e fundit e Vladimir Putinit, disa orë para takimit me kancelarin gjerman

Një ditë para se të takohet me kancelarin gjerman Olaf Scholz, Presidenti rus Vladimir Putin do të takohet të hënën e 14 shkurtit me ministrin e tij të Mbrojtjes dhe atë të Punëve të Jashtme ka njoftuar Kremlini, pa zbuluar axhendën e bisedimeve.

Sekretari për mediat, Dmitry Peskov bëri të ditur për gazetarët më herët dhe kohën se kur do të mbahen këto takime, duke shtuar se “do t’ju tregojmë rreth tyre, takimet do të jenë të disponueshme për ju”.

I pyetur nëse Presidenti rus do të bënte publike përgjigjen e Moskës ndaj propozimeve perëndimore për garancitë e sigurisë, Peskov u përgjigj:

“Le të presim të mbahen takimet dhe pastaj do të bëhet e qartë se për çfarë bëhet fjalë. Nuk ka nevojë të jemi një hap përpara”.

Peskov nuk la pa përmendur për mediat gjithashtu edhe takimin që do të ketë Putin të martën me kancelarin gjerman Olaf Scholz në një moment që tensionet mes Moskës dhe BE-së janë përkeqësuar javët e fundit, shkruan agjencia ruse e lajmeve RT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Analisti Dukagjin Gorani e ka quajtur qeveri të mosndryshimit qeverinë…