Zbatimi i masave të reja anti-COVID, orari i pjesëtarëve të policisë zgjatet në 12 orë

29 gusht 2021 | 19:34

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë të thirrur pas mbledhjes urgjente me Këshillin e Sigurisë Kombëtare për shkak të numrit enorm të vdekjeve si shkak i koronavirusit, ka thënë do të zgjatet orari i policisë nga 8 në 12 orë.

Kurti ka thënë se do të jenë të pakompromis në zbatimin e masave për parandalimin e transmetimit të koronavirusit, shkruan Gazeta Express.

“Ne do të bëjmë gjashtëfishimit e inspektorëve të AUV-it, atyre 17 sa janë do t’ia shtojmë edhe 85 të tjerë. Merreni me mend, e kemi AUV-in, siç e kemi gjetur me 17 inspektorë gjithsej, që i bie as gjysmë inspektori për komunë. Orari i punës së policisë bëhet tash e tutje me ndërrime 12 orëshe, në vend të 8-orëshe”, ka thënë ai.

“Do të ketë zbatim të pakompromis të masave, inspektorët dhe policia hyjnë në fazë të re. Ne do të themelojmë Komitetin për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së Covid-19”, ka shtuar tutje kryeminsitri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë në konferencën për…