
Zbulim i ri shkencor: Një hap drejt parandalimit dhe shërimit të Parkinsonit
Sëmundjet neurodegjenerative si Parkinsoni, Alzhaimeri, skleroza dhe demenca mund të jenë pranë zgjidhjes përfundimtare parandalimit ose edhe shërimit të tyre.
Një ekip shkencëtarësh nga “Gates Ventures”, kompania e krijuar nga filantropi dhe miliarderi amerikan Bill Gates, ka identifikuar një seri proteinash të cilat ndodhen në trupin e disa individëve dhe mund të sinjalizojnë rrezikun për t’u prekur nga këto sëmundje. Ky zbulim u bë pas analizimit të më shumë se 250 milionë proteinave të marra nga 35 mostra të ndryshme, një nga studimet më të gjera të këtij lloji të kryera ndonjëherë.
Studimi nxori gjithashtu në pah rolin e një varianti të veçantë gjenetik, i cili lidhet me një rrezik më të lartë për zhvillimin e këtyre sëmundjeve në të ardhmen tek ata që e mbartin atë.
“Jemi më afër se kurrë diagnostikimit të hershëm të Alzhaimerit, i cili nuk do të konsiderohet më një dënim i pashmangshëm me vdekje,” deklaroi Gates në një intervistë që shoqëron publikimin e këtij studimi në revistën shkencore prestigjioze Nature.
Sëmundjet që prekin sistemin nervor vazhdojnë të jenë një sfidë globale, pasi kërkojnë përkujdesje dhe trajtim afatgjatë për pacientët. Aktualisht, rreth 57 milionë njerëz janë të prekur në mbarë botën, një shifër që pritet të dyfishohet çdo 20 vjet.