Zbulohen 16 predha në Elbasan, dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore

09 gusht 2018 | 12:59

Gjashtëmbëdhjetë predha luftarake, të cilat dyshohet se janë të kohës së Luftës së Dytë Botërore janë gjetur në gjatë ditëve të fundit Elbasan.

Predhat u zbuluan rastësisht nga kompania që po punon për rikonstruksionin e një segmenti rrugor pranë Gjykatës së re të qytetit të Elbasanit.

Gjatësia e predhave luftarake sipas dëshmitarëve shkon rreth 50 cm, dhe aktualisht 9 prej tyre janë të ekspozuara në diell.

Por temperaturat e larta që mbizotërojnë gjatë këtyre ditëve, janë rrezik potencial për shpërthimin e tyre dhe shkaktimin e një tragjedie të mundshme.

Autoritetet kompetente kanë neglizhuar evadimin e tyre prej të paktën 48 orësh dhe deri tani kanë larguar vetëm 6-7 predha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Benet Ormalu është një nga ekspertët më të mirë në…