Zbulohen mbetje mortore në Gjakovë, dyshohet se i përkasin një të zhdukuri gjatë luftës

09 janar 2026 | 11:07

Janë zbuluar mbetje mortore në Gjakovë, të cilat dyshohet se i përkasin një personi që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë me dije se mbetjet mortore janë tërhequr nga Indtituti i Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore.

“Ekipet policore në koordinim me IML-në dhe njësitet tjera kompetente kanë hasur në mbetje eshtërore, të cilat dyshohet se i përkasin së paku një individi-personi, që figuron në listën e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë 1998-1999. Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtutjeshme mjeko-ligjore”, është thënë në raportin 24-orësh të policisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sefer Isufi, këshilltar ushtarak i presidentes Vjosa Osmani, ka publikuar…