‘Zbulohen’ votat e selektorit të Kosovës, Franco Foda për çmimin ‘FIFA The Best’

17 dhjetor 2025 | 13:21

Gjatë ceremonisë “FIFA The Best” u ndanë disa çmime të rëndësishme, por më kryesori patjetër që ishte ai i Futbollistit Më të Mirë të Vitit.

Ky çmim shkoi për fituesin e Topit të Artë, Ousmane Dembele, i cili edhe nga FIFA u shpall si më i miri i botës.

Për këtë çmim ka votuar edhe selektori i kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Ai i ka dhënë pesë pikë për Dembelen, teksa tri sosh ia ka dhënë Lamine Yamalit. Harry Kanen e ka vlerësuar me një pikë.

Votat e Franco Fodës për “FIFA The Best”:

Ousmane Dembele – 5 pikë

Lamine Yamal – 3 pikë

Harry Kane – 1 pikë

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jamal Musiala u rikthye në stërvitje me ekipin e Bayern…