
Zbulohet arsyeja pse UEFA vendosi të mos dënojë asnjë klub
24 prill 2021
| 13:45
Avokatët e UEFA-s priteshin që të ofronin opsione në takimin e Komitetit Ekzekutiv për ndëshkimin e mundshëm të 12 klubeve rebele të Super Ligës, por dënimet nuk mund të justifikoheshin nën rregullin e organizatës që ndalon “kombinimet” e paautorizuara ose “aleancat” e klubeve.
Për këtë arsye nuk u mor asnjë masë për momentin. Mbrëmjen e së enjtes, informacione nga Spanja pretendonin se shefat e UEFA-s donin që ta përjashtonin Realin e Madridit nga ky sezon i Ligës së Kampioneve dhe ta përjashtonin klubin e Perezit dhe Juventusin edhe sezonin e ardhshëm. UEFA e kishte fuqinë për ta bërë këtë, por kishte një përçarje mes bordit për ashpërsinë e sanksioneve.