Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin e drogës: Isha në ekstazë dhe…

26 tetor 2020 | 15:00

Kim Kardashian është një nga fytyrat më të famshme në botë sot, por ajo ka dy martesa të dështuara. Ylli i Showbizz dhe sipërmarrësja mbushi 40-vjeç disa ditë më parë, dhe mediat kanë gërmuar detaje të panjohura për jetën e saj.

Ajo njihet për martesën e dështuar me basketbollistin e NBA Chris Humphries që zgjati vetëm 72 ditë. Tash është e martuar me reperin Kanye West me të cilin ka katër fëmijë, por a e dini se kjo është martesa e tretë e Kim?

Para lidhjes me Chris, Kim Kardashian ishte martuar me producentin e muzikës Damon Thomas nga 2000 deri 2004. Ajo ishte vetëm 19-vjeç atë kohë, dhe më vonë zbuloi gjëra jo shumë të këndshme në lidhje me marrëdhënien e tyre.

“Isha në ekstazë kur ikëm dhe u martuam … Punoja në një butik atë kohë, dhe ai më bëri ta braktisja, pasi nuk donte që ish-të dashurit e mi të më vizitonin në dyqan. Ai më mbrojti nga çdo kontakt me ta, ishte jashtëzakonisht posesiv dhe xheloz. Madje donte të grindej me familjen time”, tha Kim.

Ajo duhej të raportonte në çdo kohë se çfarë po bënte, dhe vetëm disa muaj pas dasmës, Damon Thomas u bë i dhunshëm fizikisht ndaj saj.

“Ai më goditi në fytyrë dhe më preu buzën, rashë në buzë të krevatit dhe lëndova gjurin. Unë çaloja ditë më vonë, ”tha Kim.

Thomas ka hedhur poshtë akuzat e Kim duke thënë se kjo e fundit po e tradhtonte me të tjerët, prandaj kërkoi t’i jepte fund lidhjes.

FOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin e

FOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin eFOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin eFOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin eFOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin eFOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin eFOTO/ Zbulohet burri i parë i Kim Kardashian, u martua nën ndikimin e

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori ShBA-së në Kosovë, Philip S. Kosnett, ka përgëzuar Kosovën…