Zbulohet data e martesës së dytë të Justin Bieberit dhe Hailey Baldwinit

06 qershor 2019 | 15:20

Justin Bieber dhe Hailey Baldwin gjithmonë kanë dashur një martesë formale fetare për familjen dhe miqtë e tyre pasi është martuar në një gjykatë në Nju Jork shtatorin e kaluar.

Çifti është nisur disa herë të realizojë dasmën e dytë duke shpërndarë tre herë ftesat, por për shkak të problemeve të Justin me shëndetin mendor i kanë anuluar.

Megjithatë mediet rozë raportojnë se këngëtari dhe modeluesja janë gati të planifikojnë përsëri dasmën.

Një burim konfirmoi për “Us Weekly” se çifti ka folur rreth mundësisë së zhvillimit të dasmës në përvjetorin e martesës së tyre, në shtator.

Por, ata kanë theksuar se ata nuk e shohin martesën si prioritetin kryesor.

Kjo për shkak të shëndetit mendor të Justinit, i cili filloi të merrte trajtim për depresionin në shkurt.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nuk është vetëm Real Madridi, por edhe skuadra e Interit…