Zbulohet data se kur mund të martohen Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez!

19 gusht 2025 | 15:03

Vetëm pak ditë më parë, CR7 i propozoi Georgina Rodriguezit për martesë, me një unazë e cila vlerësohet të paktën gjashtë milionë euro.

Ky ishte mesazhi nga influencuesja: “Po, po. Në këtë dhe në të gjitha jetët e mia”. Ndërkaq, Alberto Guzman ka dhënë më shumë detaje rreth planeve të dasmës së çiftit.

“Mund t’ju them se unaza nuk ishte dhurata e vetme që i ka bërë Georginas, por i ka dhuruar asaj edhe një Porsche, dy ora, me vlerë më shumë se 50 mijë euro dhe rroba nga dy stilistë të njohur për më shumë se 30 mijë euro”.

Në këtë drejtim, gazetari dha më shumë aspekte kyçe rreth një martese hipotetike midis të dyve. “Kam folur me një person të afërt me Georginan, sepse po shqyrtojnë se kur do të jetë dasma. Me sa duket data nuk është caktuar ende”.

“Por ata më thonë se ka shumë të ngjarë që kjo të ndodhë pas 19 korrikut 2026, kur përfundon Kupa e Botës, të cilën Cristiano Ronaldo dëshiron ta luajë, në moshën 41 vjeçare dhe t’i thotë lamtumirë botës së futbollit”-shtoi ai.

Së fundmi, Guzman zbuloi se ku mund të mbahet dasma. “Duket se kjo tregon se dasma mund të mbahet në Portugali”-tha ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e…