Zbulohet e ardhmja e Sadikut

05 qershor 2020 | 11:32

Armando Sadiku do të vazhdojë të jetë pjesë e Malagës, të paktën deri në fund të këtij sezoni, i cili do të luhet edhe gjatë verës për shkak të pezullimit disa mujor nga pandemia.

Pikërisht sulmuesi shqiptar, i cili luan i huazuar te Malaga nga Levante, së fundmi ka bërë një gjest shumë të mirë për t’i ardhur në ndihmë klubit të tij.

Sadiku ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e Malagës, që të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës të paktën deri në fund të sezonit, ndonëse kontrata e tij me këtë klub përfundon më 30 qershor. Gjithashtu ai ka pranuar që pas 30 qershorit të mos kërkojë pagë, duke parë edhe problemet e klubit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka disa arsye të vlefshme përse disa aktorë nuk kanë…