Zbulohet formacioni i Realit për sezonin e ardhshëm

22 maj 2020 | 12:37

Prestigjiozja “The Sun” ka imagjinuar formacionin titullar të Real Madridit për sezonin e ardhshëm, duke përfshirë futbollistët që “Los Blancos” po kërkojnë të blejnë gjatë këtyre javëve.

Risitë janë në mesfushë, ku do të vinte Paul Pogba, fiksimi i trajnerit Zinedine Zidane dhe prej kohësh në shënjestër të klubit spanjoll.

Por edhe sulmi do të ndryshonte shumë, duke parë se përveç Hazard, sipas së përditshmes angleze, mund të jenë edhe Haaland dhe Mbappe, dy super objektivat e presidentit Florentino Perez për ta bërë Realin ekipin më të madh në botë.

Ky do të ishte formacioni i madrilenëve sezonin e ardhshëm, sipas The Sun: Courtois; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Kroos, Casemiro, Pogba; Mbappe, Haaland, Hazard.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La Liga spanjolle nuk do të rifilloj më 12 qershor,…