Zbulohet gjeni përgjegjës që shkakton varësinë ndaj drogës

09 shtator 2019 | 10:56

Shkaku i krijimit të varësisë nga kokaina është një gjen. Përdorimi i vazhdueshëm i kësaj substance ndikon në modifikimin e një gjeni duke e bërë atë më aktiv, pikërisht në një zonë të trurit që është përgjegjëse për memorien dhe të kuptuarit.

Sipas studiuesve, kur ky gjen është aktiv truri i një personi të varur nga droga ka lidhje më të forta si me substancën ashtu edhe me rrethanat dhe mjedisin ku merret, gjë që kujtohet dhe rikujtohet vazhdimisht nga personi.

Studimi është kryer nga Universiteti i Miçiganit dhe është publikuar në revistën shkencore “Neuroscience”.

Eksperimentet janë bërë mbi kaviet në laborator dhe kur studiuesit kanë bllokuar modifikimet e këtij gjeni përgjegjës që e kanë quajtur “FosB”, atëherë nuk verifikohej lidhja mjedis-drogë, duke sjellë edhe mungesën e varësisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka zbuluar disa…