Zbulohet identiteti i të dyshuarës në Majac, dyshohet se është Ardita Gashi

22 mars 2026 | 21:48

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë në Majac, ku sipas informacioneve nga burime të afërta me rastin, është bërë i ditur identiteti i të dyshuarës.

Sipas këtyre burimeve, e dyshuara dyshohet të jetë Ardita Gashi, rreth 30 vjeçe. Ajo është gjetur e plagosur rëndë në kokë, pasi dyshohet se kishte tentuar t’i marrë jetën vetes me armë zjarri pas kryerjes së krimit.

Ndërkohë, në këtë rast janë raportuar edhe persona të tjerë të plagosur, ndërsa viktima që ka humbur jetën ende nuk është identifikuar zyrtarisht.

Policia po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fshati Majac i Podujevës u trondit sonte nga një rast…