
Zbulohet lista me 30 kandidatët finalist për “Topin e Artë 2025”
Revista prestigjioze France Football ka publikuar listën zyrtare të 30 finalistëve për Topin e Artë 2025, çmimi më i rëndësishëm individual në futbollin botëror. Mes yjeve të afirmuar dhe brezit të ri që po shkëlqen në skenën ndërkombëtare, ky edicion pritet të jetë një nga më të balancuarit dhe emocionuesit në vitet e fundit.
Në mesin e kandidatëve spikasin emra të mëdhenj si Kylian Mbappé, Erling Haaland, Harry Kane, Robert Lewandowski, Mohamed Salah, Virgil van Dijk dhe Gianluigi Donnarumma, të cilët vijojnë të mbeten protagonistë absolutë në arenën evropiane.
Por ndërkohë, vëmendjen këtë vit e kanë marrë edhe disa emra të rinj që kanë shpërthyer me paraqitjet e tyre fantastike. Në listë gjejmë Florian Wirtz, Lamine Yamal, Desiré Doué, Cole Palmer dhe Joao Neves, të cilët përfaqësojnë brezinin e ri të yjeve që pritet të dominojnë futbollin në dekadën e ardhshme.
Gjithashtu, futbollistë si Khvicha Kvaratskhelia, Alexis Mac Allister, Scott McTominay, Vitinha, Pedri, Declan Rice dhe Michael Olise janë përfshirë falë formës së lartë në sezonin e fundit.