Zbulohet municion i kontrabanduar në rajonin e Prishtinës (foto)

09 tetor 2025 | 12:20

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me organet kompetente kanë kryer një kontroll të befasishëm në një subjekt afarist këtë të enjte.

Gjatë kontrollit të objekteve ndërlidhëse të biznesit, sipas njoftimit, është zbuluar dhe sekuestruar një sasi municioni të kontrabanduar të kalibrave të ndryshëm, përfshirë municion për armë të gjata dhe për armë gjahu, i cili ishte mbajtur në kundërshtim me dispozitat ligjore në fuqi.

“Lënda është dokumentuar dhe është njoftuar Prokuroria kompetente, ndërsa Dogana e Kosovës do të vazhdojë hetimet në bashkëpunim me agjencitë e zbatimit të ligjit për të identifikuar burimin dhe destinacionin e këtij municioni të kontrabanduar”, thuhet mes tjerash në njoftim.

“Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe çdo veprimtarie të paligjshme, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë publike dhe interesave të Republikës së Kosovës”, ka njoftuar dogana.

Mund të jetë një imazh i teksti

Mund të jetë një imazh i ‎qitje me pjata, patë dhe ‎teksti që thotë "‎RoyalMiniMagnum Royal Magnum GROUP Mini RIOAMMUNITION Lovački Gualand! metak projektil Kal.16/70 16/70 10komada 10 Kal. ወንድ ماه BELOM slugs Rifled Gualandi projectile Guaiecti rectile iletors ടാാറ ടാം 01 RARRIASE DnE metak po Lovački Gualanan projektil 36 SBnys nis τοα BELOM 16/70 komada al.‎"‎‎

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Mund të jetë një imazh i ngrohës i ujit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër (e premte) në orën 10:00 do të vazhdojë seanca…