Zbulohet pllaka përkujtimore e të rënëve mes tuneleve të Açarevës

26 mars 2020 | 13:45

Kjo pllakë përkujtimore është ndërtuar nga familjarët e të rënëve për liri në mes tuneleve të Açarevës, më 26 mars 1999.

-Fazli Binak Beqiri (1952-26 mars1999), Dëshmor

– Fadil Z. Bojaj (1974-26 mars1999), Dëshmor

– Sejdi Sokol Beqiri (1938-26 mars1999), Martir

– Qazim Nura (1927-26 mars 1999), Martir

-Ganimete Tafilaj Beqiri (1976-26 mars 1999), Martire

– Zyrafete Nura (1978-26 mars 1999), Martire.

Të plagosurit:

Zenel Nura, Zyhra Beqiri, Igbaballe Beqiri, Zemrie Nura, Antigona Beqiri.

Në po të njejtën ditë, te Zabeli i Fyllave, në mbrojtje të popullatës civile po ashtu u plagosën edhe 4 pjesëtarë tjerë të Brigadës 113: Besim Hasani, Bekim Shala, Xhavit Selimi dhe Selman Selimi.

Si dhe në data të ndryshme u martirizuan pikërisht në këto male edhe

– Sefer Millaku (1948 -1998)

– Smail Millaku (1929 – 1998)

– Isa Millaku (1985 – 1999)

– Shefqet Millaku (1947 – 1999)

– Hazir Millaku (1936 – 1999)

– Sheremet Shala (1933 – 1999)

Në këtë luginë te quajtur ‘Te tynelat’ gjatë luftës u strehuan mbi 10 mije banorë te këtyre anëve shumica nga Açareva, Ujmiri, Plluzhina, Siqeva, Obria, Qabiqi, Zabergja, Shtarica, Doberdoli, Ceroviki, Murga, Rigjeva, etj

Lavdi Dëshmorvë,

Lavdi të gjithë atyre që kontribuuan për Lirinë që ne e gëzojmë sot.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visat Ymeri, ka thënë se votimi…