Zbulohet se si do të duket skena për “Eurovisioninin 2026”
Transmetuesi publik austriak ORF ka zbuluar identitetin vizual dhe disenjin e skenës për festivalin e këngës “Eurovisioni 2026”, i cili do të mbahet në Vjenë.
Koncepti i paraqitur bashkon format organike dhe teknologjinë moderne, shkruan Eurovision World.
Pjesa qendrore e skenës do të dominohet nga një sipërfaqe e madhe LED në formën e një gjetheje të lakuar, e cila do të formojë fokusin kryesor vizual të prodhimit.
Disenji i përgjithshëm krijohet nga një hark dhe një strukturë e përpunuar.
Një detaj interesant është se Dhoma e Gjelbër do të jetë e lidhur drejtpërdrejt me skenën nëpërmjet një shtegu për këmbësorë.
Kjo do t’u lejojë interpretuesve të lëvizin përmes publikut, duke përfshirë edhe shëtitjen tradicionale të fitores në fund të natës finale.



