Zbulohet shkaku  i v’dekjes së aktores së njohur

10 shkurt 2026 | 12:51

Shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara-s është përcaktuar. Sipas Departamentit të Shëndetit Publik të Qarkut Los Angeles, aktorja Catherine O’Hara ndërroi jetë nga embolizmi pulmonar, pasi kishte qenë e prekur nga kanceri i rektumit, raporton TMZ-ja.

Shpjegim: Embolizmi pulmonar është një gjendje ku një mpiksje gjaku bllokon enët e gjakut në mushkëri, duke penguar qarkullimin normal të tij. Ky rrezik mund të rritet nga kanceri i rektumit. Kanceri i rektumit është një tumor që formohet në pjesën e fundit të zorrës së trashë dhe mund të përhapet në organe të tjera nëse nuk trajtohet.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Catherine O’Hara ndërroi jetë më 30 janar në moshën 71-vjeçare. Lajmi u konfirmua nga menaxheri i saj për Variety. Përfaqësuesit e aktores thanë vetëm se ajo kishte ndërruar jetë pas një beteje të shkurtër me një sëmundje, por nuk u bënë publike detaje mbi shkakun.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Aktorja u njoh më së shumti për rolin e nënës së Kevin (Macaulay Culkin) në filmat “Home Alone” dhe në filmin “Beetlejuice” të Tim Burtonit. Karriera e saj filloi të kishte sërish sukses në 10 vitet e fundit me serialin “Schitt’s Creek”.

Ajo fitoi një çmim “Emmy” për rolin e saj në këtë serial, si dhe për punën në serialin “The Studio” të Apple TV-së.

Pas vdekjes së saj, shumë yje të Hollywood-it i bënë homazhe ikonës, përfshirë Macaulay Culkin, regjisorin e “Home Alone”, Chris Columbus dhe shumë kolegë e miq të tjerë.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Macaulay Culkin, i cili luajti rolin e djalit të saj në filmat Home Alone, ndau një postim prekës pas lajmit të trishtë:

“Mama, mendoja se kishim kohë. Doja më shumë. Doja të ulesha pranë teje. Të dëgjova, por kisha shumë gjëra për të të thënë. Të dua! Do të takohemi sërish”, shkroi ai krah dy fotove ku shfaqej me aktoren.

Zbulohet shkaku i vdekjes së Catherine O’Hara

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi i viktimave, Simon Laws, gjatë paraqitjes së fjalës përfundimtare,…