Zbulohet shuma marramendëse që e fitoi Joshua

08 dhjetor 2019 | 21:26

Kampioni i rikthyer i botës Antoni Joshua nuk fitoi vetëm 4 titujt madhorë të peshave të rënda ndaj meksikanit Ruiz, por dhe një shumë stratosferike të ardhurash nga ballafaqimi i mbrëmjes së djeshme në Arabinë Saudite.

Sipas medieve të huaja, kampioni i peshave të rënda ka siguruar në total pas mbrëmjes së djeshme më shumë 118 milionë € (60-70 milionë € neto) pas fitores me vendim unanim ndaj meksikanit Andi Ruiz.

Në këtë mënyrë, 30-vjeçari shton në mënyrë marramendëse pasurinë e tij duke u bërë njëri prej sportistëve më të paguar në botë.

Pasi ka koleksionuar brezat e WBO,WBA, IBF dhe IBO, publiku pret që Xhoshua të sfidojë dy kundërshtarët e tjerë të egër: kampionin amerikan të WBC Deontei Uailder ose anglezin Tajson Fjurin. Por, për momentin, ai po shijon në maksimum hakmarrjen ndaj meksikanit Ruiz, i cili në qershor shtangi botën duke shkurorëzuar Joshua. Meksikani arriti ta mposhte me KO ish-kampionin olimpik, por dështoi të mbronte titujt e fituar mbrëmjen e djeshme në Riad të Arabisë Saudite.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Eagle Ylli ka fituar kundër Ponte Prizrenit me rezultat…