Zbulohet si do të jetë Windows 11

17 qershor 13:28

Microsoft thuhet se do të nxjerrë versionin e ri të sistemit operativ Windows 11. Modele të ngjashme të saj, të që mendohet se si do të jetë, kanë dalë në internet përpara se vetë kompania ta prezantonte.

Windows 11 duket se do të ngjasojë me sistemin macOS të Apple nëse i referohemi ikonave të desktopit.

Këtë sistem të ri nuk mund ta shkarkoni ende, pasi Microsoft nuk ka konfirmuar një datë zyrtare.

Sidoqoftë, 1 orë pas publikimit në internet të këtyre fotove, reagoi vetë kompania në Twitter duke thënë se për Windows 11 do të ketë njoftim zyrtar më vonë gjatë këtij muaji.

“Ky është vetëm fillimi. Qëndroni gati më 24 Qershor në orën 11:00 për të parë se çfarë do të ndodhë më tej”, njoftoi Microsoft.

Ekspertët thonë se shumë prej elementeve të softuerit duket se janë të njëjta me të Windows 10, por kjo për shkak se Microsoft mund të jetë ende duke i zhvilluar. Por për të mësuar më shumë do të duhet të presim njoftimet nga kompania Microsoft. /tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Profesori universitar, Blerim Latifi, ka thënë se qëllimi i Serbisë…