Zbulohet supernova e vjetër 10.5 miliardë vjet

22 shkurt 13:13

Astronomët sot kanë bërë të ditur se kanë zbuluar një shpërthim të madh kozmik të vjetër 10.5 miliardë dhe bëhet fjalë për supernovën më të largët të gjetur deri më tani.

Për shkak të sasisë së madhe dhe të pabesueshme të energjisë së liruar ky fenomen shkëlqen sa 200 milionë diej dhe mund të vërehet nga Toka.

Ekipi Astronomik nën drejtimin e Universitetit të Southampton ka bërë një studim në “Astrophysical Journal” dhe e renditi atë në mesin e yjeve të “supernova më të shkëlqyera”, të cilat janë më të ndritshmet dhe më të rrallat.“Përveç zbulimit shumë emocionuese, distanca ekstreme e supernova DES16C2nm na jep një pasqyrë unike në natyrën e supernovës”, ka deklaruar Mathew Smith, autori kryesor i studimit.

“Drita ultravjollcë e emetuar nga kjo supernaturë na mëson për sasinë e metaleve të shpërthyera dhe temperaturën e vetë shpërthimit, dhe këto dy informata janë thelbësore për të kuptuar shkakun e këtyre shpërthimeve kozmike”, ka thënë ai./lexo.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë…