
Zdenek Zeman në terapi intensive, por po reagon ndaj trajtimit
Zdenek Zeman ndodhet ende i shtruar në terapi intensive në Policlinico Gemelli të Romës, por trajtimi i parë ka dhënë rezultate pozitive.
Trajneri çek, i cili po trajtohet në repartin e specializuar për goditje në tru (Stroke Unit) për shkak të simptomave të një patologjie ishemike, po tregon shenja përmirësimi dhe po reagon ndaj terapive mjekësore.
Pas frikës së madhe, burime nga spitali i kryeqytetit italian bëjnë të ditur se ish-trajneri i Romës dhe Lazios është i vetëdijshëm dhe bashkëpunues. Ai është nën mbikëqyrje të vazhdueshme me kontrolle kardiologjike dhe neuro-radiologjike për të shmangur çdo përkeqësim të mundshëm, por fatmirësisht nuk është në rrezik për jetën.
Për Zemannin, i cili drejtoi për herë të fundit Pescaran më 13 shkurt 2024 (në humbjen kundër Spal, përpara një tjetër problemi shëndetësor), janë planifikuar kontrolle të mëtejshme në orët në vijim. Ndërkohë, ai do të vazhdojë trajtimin me ilaçe antiagregante dhe antikoagulante.