Zëdhënësi i AAK-së, kandidat për deputet

05 dhjetor 2025 | 14:13

Zëdhënësi i AAK-së, Kushtrim Xhemali, do të jetë pjesë e listës së AAK-së për deputet.

Lajmin e ka bërë me dije  lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.

I pari i AAK-së e ka lavdëruar Xhemajlin, duke thënë se është ndër kuadrot më vitale të Aleancës.

Haradinaj ka shkruar në “Facebook” se edukata e tij e lartë në punë është inspirim shumëkënd.

“Kushtrim Xhemaili, zëdhënësi i Aleancës, është ndër kuadrot tona më vitalë. Edukata e tij e lartë në punë dhe marrëdhëniet e shkëlqyera njerëzore e kolegiale që i mirëmban si me media ashtu edhe me publikun, janë inspirim për shumëkënd. Nuk kishte si të mos ishte edhe kësaj radhe në listën e kandidatëve tanë. Duke besuar se do të vazhdojë të përcjellë pozitivitetin dhe funksionalitetin në veprim, i uroj suksese në këtë garë”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi,…