
Zëdhënësi i PDK-së: Qeveria ‘Ku Ku Kurti’ nuk do që ta ndajë pushtetin me dikë tjetër
20 maj 2025
| 13:03
Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për bllokim të Kuvendit si rrjedhojë e mungesës së vullnetit që ta ndajë pushtetin me ndonjë parti tjetër
Abdullahu e quajti këtë krizë politike si “Qeveri Ku Ku Kurti”, meqë tash LV-ja po i fajëson të gjithë për bllokimin e Kuvendit dhe për pamundësinë e krijimit të shumicës parlamentare.
“Zhbllokimi i procesit për LV-në do të thotë krijim i një qeveri të vogël e të dobët. Kurti po mendon më mirë hiç se një Qeveri të vogël që nuk i dihet e nesërmja”.
“Tash jemi në procesin e qeverisë ‘Ku Ku Kurti’ sepse për ata prioritet para çdo gjëje është fajësimi i të tjerëve … ku ku bre a po e sheh çka po na bojnë – thonë ata”, ka shkruar Abdullahu në “Facebook”.