
Zëdhenësi i presidentit Meta tallet me deklarimet e Gent Cakajt (Video)
11 janar
12:05
Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar përmes një statusi në llogarinë e vet në “Facebook”, lidhur me debatin e lindur pas mosdekretimit të Gent Cakajt në postin e ministrit të Punëve të Jashtme.
“Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar Blushi bashkëngjitur videos ku zv/ministri Cakaj është në studion e Baton Haxhiut, “Zona e Debatit” ku shprehet pro korrigjimit të kufirit në Ballkan.
Ja kandidati i Batonit në studion e tij, i cili do të ndryshonte gjithë kufijtë e Ballkanit Perëndimor
Gepostet von Tedi Blushi am Freitag, 11. Januar 2019