Zëdhënësi i qeverisë: Nuk është standard i dyfishtë paraqitja e Kurtit në gjykatë, hetuesit e intervistuan në zyrën e tij

03 shtator 2025 | 12:34

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se paraqitja e Albin Kurtit në gjykatë nuk është standard i dyfishtë.

Ai ka bërë të ditur se hetuesit, për rastin e kanosjes, e kanë intervistuar Kurtin në zyrën e tij.

“Paraqitja e kryeministrit Kurti në gjykatë për rastin e kanosjes ndaj tij nuk është kurrfarë standardi i dyfishtë në raport me ftesën nga Prokuroria Speciale. Sa i përket ftesës së Prokurorisë Speciale, kryeministri Kurti asnjëherë nuk ka refuzuar që të japë dëshminë e tij. Përkundrazi, ai ka shprehur gatishmërinë e plotë për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe për të respektuar parimin e transparencës dhe llogaridhënies, duke kërkuar që intervistimi të zhvillohet në zyrën e tij, një praktikë kjo që ka ndodhur edhe më parë. Ndërkaq në lidhje me rastin e kanosjes, zyrtarët hetues të autorizuar nga rokuroria e kanë intervistuar kryeministrin Kurti pikërisht në zyrën e tij më 10 qershor 2025. Sot ai u paraqit në gjykatë si palë e dëmtuar”, ka njoftuar Kryeziu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga 15 shtatori 2025 para Gjykatës Speciale fillon dëshmia e…