Zëdhënësja e aeroportit: Sezoni i verës po vjen e ne duhet të kthehemi në punë

28 mars 2020 | 11:28

Terminali i Aeroportit të Prishtinës është bosh si asnjëherë tjetër. Në këtë gjendje ka ardhur pas masave parandaluese të përhapjes së koronavirusit që ka marrë Qeveria e KOSOVËS.

Zëdhënësja e ANP-së, Valentina Gara, ka publikuar disa fotografi se si duket sot terminali dhe ka përcjellë edhe një mesazh te kolegët e vet, duke i motivuar ata që ta mbajnë lart moralin, të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, në mënyrë që të kthehen sa më herët në punë.

“Do të vijë një ditë që do të ishte e pamundur ta shihnim ndonjëherë terminalin bosh kështu. Edhe mua më mungon, por qëndroni pozitiv dhe ‘karikoni bateritë tuaja’ sepse sezoni i verës po vjen dhe kjo nuk do të zgjasë përgjithmonë. № ankesa më vonë se jeni lodhur, ose se keni nevojë për pushim! Ju uroj të gjithëve shëndet të mirë dhe ju premtoj se sapo të mbarojë kjo, do të festojmë të gjithë së bashku. Mbajeni moralin tuaj të lartë dhe qëndroni në shtëpi që të kthehemi më herët në punë!”, ka shkruar Gara në llogarinë e saj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valencia është skuadra e futbollit më e prekur nga Covid-19,…