Zëdhënësja e PSD-së: Qeveria në ikje mbetet në mendjen e qytetarëve si qeveri e territ

01 qershor 2020 | 00:19

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook” ka shkruar se Qeveria në ikje po dëshiron të mbetet në mendjen e qytetarëve si qeveri e territ që merr vendime natën, tinëz.

“Sonte paskan thënë që çerdhet do të hapen prej datës 1 qershor. Si ka mundësi që këto institucione të rëndësishme të mos kenë asnjë njohuri mbi masat që duhet të ndërmarrin e në të njëjtën kohë të hapen me shpejtësi e pa paralajmërim e kohë të mjaftueshme? Në ikje e sipër e përgut, qeveria po merr vendime arbitrare e të pamenduara të cilat do të na kushtojnë neve qytetarëve”, ka shkruar Kuçi.

(M.Q / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të kaluara, Brazili ka raportuar për 956…