Zëdhënësja e Speciales, dje i pyeti gazetarët e Kosovës se sa persona do të marrin pjesë në protestë, ndërsa sot e mori përgjigjen

17 shkurt 2026 | 22:31

Dje, zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep, në formë presioni, i kishte pyetur gazetarët shqiptarë që gjenden në Hagë se sa pjesëmarrës do të jenë në protestën e organizuar në Prishtinë.

Gjykata Speciale ka investuar shumë në përmirësimin e imazhit të saj, por në fakt, kredibiliteti i saj asnjëherë nuk ka qenë më i ulët se tani.

Devijimet e mëdha gjatë procesit gjyqësor, përfshirja direkte e Serbisë në këtë proces dhe qasja tërësisht armiqësore e prokurorisë ndaj krerëve të UÇK-së, i kanë revoltuar qytetarët e Kosovës, duke bërë që ata të dalin në protestë dhe njëkohësisht të thyejnë rekordet sa i përket pjesëmarrjes.

Prania e madhe e mediave në Hagë, kërkesa për llogaridhënie dhe protestat në Prishtinë ndaj padrejtësive të vazhdueshme, kanë bërë që zëdhënësja e Gjykatës Speciale dhe stafi përcjellës të mos ndihen rehat.

Burimet tona tregojnë se edhe sigurimi i objektit të Gjykatës Speciale nuk i ka trajtuar me dinjitet personat dhe gazetarët që po e monitorojnë procesin nga afër.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale sot e ka marrë përgjigjen dhe numrin e pjesëmarrësve. Sigurisht, nuk i ka pëlqyer aspak.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
ATSH Në Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ministri i Mbrojtjes,…