Zef Berishaj uron ‘Dardanët’ pas fitores: Festojmë fitoren e Kosovës, mbajmë kokën lart për Shqipërinë

27 mars 2026 | 13:47

Kryetari i Shoqatës “Jehona e Malësisë” në Michigan, Zef Berishaj, ka përgëzuar Kosovën për fitoren ndaj Sllovakisë, duke theksuar emocionet dhe gëzimin që ky sukses ka sjellë për komunitetin shqiptar në mbarë botën.

“Jemi shumë të gëzuar për këtë arritje historike të Kosovës, e cila na ka bërë të gjithëve krenarë. Në të njëjtën kohë, jemi krenarë për Shqipërinë, e cila, edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha”, ka shkruar Berishaj në rrjetet sociale.

Berishaj ka theksuar se sot festohet fitorja e Kosovës, por krenaria për Shqipërinë mbetet e paprekur, sepse shqiptarët janë një komb dhe krenaria e tyre është e përbashkët.

“Urime të përzemërta për fitoren e Kosovës! Jemi shumë të gëzuar për këtë sukses të madh dhe për emocionet që na dhuruat. Na keni bërë të gjithëve krenarë! Në të njëjtën kohë, jemi krenarë edhe për Shqipërinë, e cila edhe pse e humbi lojën, tregoi zemër, luftë dhe dinjitet në fushë. Humbjet janë pjesë e rrugës drejt sukseseve më të mëdha. Sot festojmë fitoren e Kosovës, por gjithashtu mbajmë kokën lart për Shqipërinë. Sepse mbi të gjitha, jemi një komb dhe krenaria jonë është e përbashkët!”, ka shkruar Berishaj.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eldison Kryeziu shpall te pa vlefshme diplomën e shkollës se…