Zef Berishaj uron për Fitër Bajramin: Le të na bashkojë dashuria dhe respekti ndaj njëri-tjetrit
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, Kryetari i organizatës “Jehona e Malësisë”, Zef Berishaj, ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë, duke u dëshiruar paqe, shëndet dhe begati në familjet e tyre.
Në mesazhin e tij, Berishaj thekson se kjo festë përfaqëson një moment të rëndësishëm gëzimi, faljeje dhe solidariteti mes njerëzve, duke apeluar për forcimin e vlerave të dashurisë, respektit dhe mirësisë ndaj njëri-tjetrit.
“Qoftë kjo festë një mundësi për të afruar më shumë njerëzit dhe për të ndërtuar ura mirëkuptimi dhe harmonie në shoqërinë tonë”, thuhet ndër të tjera në urim.
Në fund, ai uroi: “Gëzuar Fitër Bajramin për të gjithë besimtarët myslimanë!”
Ja postimi i plotë:
Me rastin e festës së Fitër Bajramit, ju uroj nga zemra të gjithë besimtarëve myslimanë paqe, shëndet dhe begati në familjet tuaja. Qoftë kjo festë një moment gëzimi, faljeje dhe solidariteti mes nesh. Le të na bashkojë gjithmonë dashuria, respekti dhe mirësia ndaj njëri-tjetrit.
Gëzuar Fitër Bajramin!
Me respekt,
Zef Berishaj
Kryetar i organizatës
“Jehona e Malësisë”



