Zejnullai rikthehet te Shkëndija

17 korrik 2025 | 12:30

Mesfushori kreativ tetovar, Arbin Zejnullai, pas një periudhe brilante në kampionatin shqiptar me fanellën e Egnatias, rikthehet në Tetovë për të veshur sërish fanellën kuqezi të KF Shkëndija.

Pas pesë trofesh të fituar, përfshirë dy tituj kampion radhazi, Zejnullai vendosi të mbyllë me sukses një kapitull të rëndësishëm në Rogozhinë, duke lënë gjurmë si një nga lojtarët më vendimtarë të skuadrës. Tani, me më shumë përvojë, pjekuri dhe uri për sukses, Arbin Zejnullai është gati të japë gjithçka për Shkëndijën, klubin ku nisi rrugëtimin si profesionist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar…