Zeka: Do të ketë koalicion LDK-AAK-Nisma, kryeministër Avdullah Hoti

01 prill 2020 | 22:46

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka thotë se më shumë gjasa ka të formohet një qeveri e re, sesa të shkohet në zgjedhje të reja.

Zeka në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini thotë se sipas të gjitha gjasave kryeministër i ri i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti.

Ai thotë se këtë ia mundëson Kushtetuta e Kosovës dhe nenet që kanë në diskrecion të interpretimit të presidentit.

“Do të ketë një qeveri tranzitore. Këtë qeveri do ta formojnë LDK, AAK, NISMA dhe minoritetet. PDK, edhe pse do të qëndrojë në opozitë, ka mundësi që do të mbështesë këtë koalicion me disa deputetë”, ka thënë Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, i…