Zeka kërkon jetësimin e zonës së veçantë ekonomike amerikane

13 maj 2018 | 12:43

Drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK), Arian Zeka, ka kërkuar që të jetësohet zona e veçantë ekonomike amerikane në vendin tonë.

Zeka në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se investitorët amerikanë janë të interesuar të investojnë në Kosovë.

“Investitorët amerikanë janë të interesuar për një zonë të veçantë ekonomike në Kosovë ku do të mund t’i gjenin kushte minimale infrastrukturore për të shtrirë investimin e tyre. Institucionet e Kosovës do të duhet ta mos neglizhojnë këtë zonë dhe të jetësohet”, ka thënë Zeka.

Në këtë intervistë, Zeka ka folur edhe për takimet që kanë zhvilluar me delegacionin nga Iowa e Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilët ishin për vizitë në Kosovë.

Linku i plotë i intervistës: https://www.evropaelire.org/a/ekonomi-kosova-arian-zeka/29223248.html

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në “St James' Park” nga ora 16:00, Newcastel United e…