
Zeka: Një pjesë e PDK-së janë aty për ta fundosur partinë, tjetra për t’i keqpërdorë paratë
Gjatë ditës së djeshme, anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Lirak Çelaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, për shkak se ditë më parë ai mori pjesë në një debat televiziv, e që përmes një komunikate për medie kjo parti ka reaguar duke thënë se Çelaj nuk është dërguar nga partia në emision dhe rrjedhimisht ai nuk përfaqëson qëndrimet zyrtare të PDK-së, por vetëm mendimet e tij.
E që përmes postimit, Çelaj ka thënë se askush në ditët e sotme nuk mund ta ndal fjalën e lirë, e aq më pak një zyre e informimit e PDK-së, e cila përbëhet nga njerëz që nuk kanë të drejt të marrin vendime e as komunikata politike.
Së fundmi, ka reaguar edhe ish-deputeti, Milaim Zeka, i cili ka shpërndarë postimin e anëtarit të PDK-së, duke thënë se një pjesë e kësaj partie janë aty për dy gjëra.
Zeka ka thënë së njëra pjesë është për ta fundosur Partinë Demokratike të Kosovës sikurse Isa Mustafa LDK-në. Ndërsa pjesa tjetër është për t’i keqpërdorë parat e kësaj partie.
“U ba një pjesë e PDK-së sikurse Byroja Politike e Partisë të Punës të Shqipërisë. Ata janë aty për dy gjera: e para për ta fundosur PDK-në sikurse Isa LDK-në, dhe e dyta: për t’i keqpërdorë parat e majme të kësaj partie, të cilat kurrë nuk dihet se kah shkojnë”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në “Facebook”.