Zeka: Qeveria ta ketë prioritet hartimin e strategjisë kombëtare për zhvillim ekonomik

22 prill 2021 | 14:51

Prioriteti kryesor për Qeverinë e re të Kosovës, duhet të jetë hartimi i një strategjie kombëtare për zhvillimin ekonomik që i ka munguar vendit. Kështu ka thënë drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës (OEAK), Arian Zeka në Komisionin për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti.

“Prioriteti kryesor sipas nesh për Qeverinë e re të Kosovës është hartimi i një strategjie nacionale për zhvillimin ekonomik që i ka munguar vendit. Me prioritet e shohim plotësim ndryshimin e Ligjit për Investime Strategjike”, u shpreh Zeka.

Ai tutje ka thënë se kanë adresuar 50 rekomandime për katër vitet e qeverisjes së ardhshme, të cilat siç tha ai pret të merren në konsideratë.

“Një pjesë e këtyre rekomandimeve lidhen për zhvillimin ekonomik, dhe një pjesë e tyre për sektorin privat që në këtë kohë pandemia Covid-19 nuk është që kanë pasur mbështetjen e duhur”, ka thënë ai.

Zeka në këtë takim kërkoi që Komisioni parlamentar dhe Kuvendi të shtoj dinamikën e punës për krijimin e ligjeve që lidhen me nxitjen e investimeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës është shprehur e…