Zeka: Të lihen inatet politike, të ratifikohet demarkacioni

24 shkurt 2018 | 11:30

Zevendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka komentuar situatën e fundit politike në vend rreth demarkacionit me Malin e Zi.

“Ditët po ikin dhe qytetarët po presin se çfarë po bëjnë udhëheqësit e tyre. Demarkacioni është bërë sikur thembra e Akilit për institucionet e Kosovës. Prandaj në këto momente kur qytetarët kanë nevojë dhe është interes shtetëror që të lëvizin lirshëm në zonën shengen, institucionet e Kosovës duhet në afat sa më të shkurtë të mbyllin këtë çështje tejet të zgjatur”, ka shkruar Zeka në llogarinë e vet në Facebook.

Ai ka shtuar se miratimi i demarkacionit përveç aspektit të rregullimit të kufijve hap edhe rrugë për dalje nga kjo geto jo me vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

“Duhet të lihen inatet politike dhe partiake dhe të mbizotëroj arsyeja dhe të mbyllet historia e demarkacionit me Malin e Zi.
Duhet të kalohet për mbi egot personale dhe të punohet për interes shtetëror. Përgjegjësia është e madhe për çdo deputet dhe lider politik. Askush nuk mund ti ikë përgjegjësisë politike, morale e institucionale. Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë zvarritje”, ka thënë Zeka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lëkundje tërmeti janë ndjerë mëngjesin e sotëm në Shqipëri. Tërmeti…