Zeka tregon çfarë i tha shefes kur punonte gazetar në Suedi

05 nëntor 2021 | 08:01

Analisti Milaim Zeka ka diskutuar rreth ngacmimeve seksuale në institucione dhe rrezikut që përjetojnë gratë duke treguar një histori nga jeta e tij personale.

Zeka tregoi në “Shqipëria Live” se shefja e tij e kontrollonte në çdo hap, me kë dhe kur dilte. Nisur nga kjo, gazetari i kishte thënë se mund të kryenin marrëdhënie sa herë të donte ajo, mjafton mos ta kontrollonte sepse ishte bezdisur nga kjo situatë.

“Kur kam filluar në Radio Televizion të Suedisë, kur kam filluar si djalë i ri, kam pasur ngacmime seksuale në punë nga koleget, nga eproret e mia. Në Suedi, në dallim nga Ballkani, eprorët pjesa dërrmuese janë gra.

Shefja ime çdo ditë më terrorizonte. Thoshte se mbrëmë ke qenë në filan lokal, me filan kolege, po shkon me këtë. Një ditë i kam hyrë në zyrë dhe i kam thënë ‘Dëgjo që të jem shumë i sinqertë, sa herë të duash bëjmë seks bashkë, por mos ma kontrollo jetën private, mos më terrorizo”, u shpreh ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkencëtarët e Universitetit të Oksfordit thanë se kanë zbuluar një…