Zekaj pëson humbje, por ende në garë për medaljen e bronztë

01 korrik 2022 | 13:51

Shpati Zekaj është mundur në çerekfinale nga xhudisti serb, Aleksandar Kukolj.

Zekaj u mund me vetëm një pikë, duke qenë pranë triumfit në kategorinë deri në 100 kilogramë.

Përkundër humbjes, Shpati Zekaj do të kërkojë medaljen e bronztë përmes fazës së repesazhit.

Ndërkohë, Loriana Kuka veçse është kualifikuar në gjysmëfinale në kategorinë deri në 78 kilogramë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas një sezoni të kaluar në ekipin e vendlindjes së…