
Zekiqi, lojtari i muajt shkurt
05 mars 2020
| 11:04
Samir Zekiqi është votuar basketbollisti i muajit shkurt nga tifozët në faqen zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës në “Facebook”.
Basketbollisti Samir Zekiqi ishte shpallur MVP i Javës së 24-të në Superligën e Kosovës në basketboll, derisa në garë ishin edhe Dardan Berisha, MVP i javës së 25-të dhe Nigel Johnson, MVP i javës së 26.
Në muajin shkurt janë zhvilluar vetëm tri xhiro (24, 25, 26) për shkak të zhvillimit të Final 8 dhe dy ndeshjeve të Kosovës. Zekiqi ka pasur një edicion mjaft të mirë deri më tani, duke qenë ndër lojtarët kryesor të Golden Eagle Yllit dhe është pjesë e Kosovës.