
Zelanda e Re, 100 ditë pa asnjë rast me Covid
10 gusht 2020
| 09:13
Zelanda e Re ka kaluar 100 ditë pa regjistruar asnjë rast të të infektuarve me Covid-19.
Rasti i fundit i transmetimit të Covid-19 te qytetarët në Zelandë të Re ishte më 1 maj, disa ditë pasi vendi filloi t’i lehtësojë masat që ishin ndërmarrë për luftimin e këtij virusi.
Zelanda e Re regjistroi 1 219 raste të konfirmuara, teksa u shënuan 22 raste të vdekjeve që nga muaji shkurt kur edhe virusi arriti në këtë vend.
Qeveria e Zelandës ka hequr të gjitha kufizimet që ishin vendosur më parë shkaku i Covid-19.