Zelensky: Asnjë marrëveshje për çështjet kryesore në bisedimet e Gjenevës

18 shkurt 2026 | 18:32

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se nuk ka asnjë marrëveshje midis Ukrainës dhe Rusisë për çështjet kryesore në bisedimet e ndërmjetësuara nga ShBA-ja në Gjenevë.

“Mund të shohim se është bërë njëfarë pune bazë, por për momentin qëndrimet ndryshojnë, sepse negociatat nuk ishin të lehta”, u ka thënë presidenti ukrainas gazetarëve pas përfundimit të bisedimeve.

Ai ka përmendur fatin e territoreve të pushtuara në lindje të Ukrainës dhe të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, të cilin Rusia e ka marrë nën kontroll, si çështjet “e ndjeshme” të pazgjidhura në bisedimet e paqes. Të mërkurën në Gjenevë është mbajtur dita e dytë e një raundi të ri bisedimesh ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kancelari konservator gjerman, Friedrich Merz, ka përjashtuar mundësinë që forcat…