Zelensky fton Scholzin ta vizitojë Kievin në ‘Ditën e Fitores’ të Rusisë

06 maj 2022 | 16:58

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz që të bëjë një “hap të fuqishëm” dhe të vizitojë Kievin të hënën – në datën kur Rusia feston fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Ai e ftoi Scholzin në kohën kur marrëdhëniet mes dy vendeve ishin tensionuar, pasi presidenti gjerman ishte refuzuar që të shkojë për vizitë në Kiev muajin e kaluar.

“Ai [Olaf Scholz] është i ftuar, ftesa është e hapur – kështu ka qenë tash e sa kohë. Ai është i ftuar që të vijë në Ukrainë, madje mund ta bëjë një hap shumë të fuqishëm politik nëse vjen në Kiev më 9 maj. Nuk do ta shpjegoj simbolikën, besoj se keni mjaftueshëm njohuri për ta kuptuar përse”, ka thënë Zelensky në një videolidhje.

“Dita e Fitores”, që shënohet më 9 maj, është një nga ngjarjet më të rëndësishme kombëtare të Rusisë, sepse e cilësojnë si përkujtim të sakrificës sovjetike të bërë në mposhtjen e Gjermanisë naziste në atë që në Rusi njihet si Lufta e Madhe Patriotike.

Zelensky nuk e kishte mirëpritur homologun gjerman për vizitë në Ukrainë, për shkak të marrëdhënieve të tij të ngushta me Rusinë në vitet e fundit dhe mbështetjes për tubacionin e gazit “Nord Stream 2”.

Presidenti i Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, kishte thënë se ai kishte planifikuar të vizitonte Kievin “për të dërguar një sinjal të fortë të solidaritetit evropian me Ukrainën, por që nuk dëshirohej në Kiev”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka pritur në takim shefen…