Zelensky heq dorë nga ambicia për në NATO përpara bisedimeve të paqes

14 dhjetor 2025 | 13:49

Ukraina ka hequr dorë nga ambicia e saj për t’u bashkuar me aleancën ushtarake të NATO-s në këmbim të garancive perëndimore të sigurisë si një kompromis për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, ka thënë presidenti Volodymyr Zelensky përpara bisedimeve me të dërguarit e ShBA-së në Berlin.

Ky veprim shënon një ndryshim të madh për Ukrainën, e cila ka luftuar për t’u bashkuar me NATO-n si një mbrojtje kundër sulmeve ruse dhe e ka një aspiratë të tillë të përfshirë në kushtetutën e saj, shkruan “Reuters”.

Zelensky ka thënë të dielën se garancitë e sigurisë nga ShBA-ja, evropianët dhe partnerët e tjerë në vend të anëtarësimit në NATO ishin një kompromis nga ana e Ukrainës.

“Që nga fillimi, dëshira e Ukrainës ishte të bashkohej me NATO-n, këto janë garanci reale sigurie. Disa partnerë nga ShBA-ja dhe Evropa nuk e mbështetën këtë drejtim”, ka thënë ai në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve në një bisedë në “WhatsApp”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy raste të dhunës në familje janë raportuar brenda 24…