Zelensky i kërkon Perëndimit më shumë armë

27 mars 2022 | 09:04

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i ka bërë thirrje qeverive të Perëndimit që ta furnizojnë me aeroplanë, tanke dhe sisteme kundërajrore mbrojtëse.

Në një video të fundit adresuar kombit dhe qeverive Perëndimore, ai tha vendi i tij ka nevojë për armë të rënda për të mbrojtur lirin në Evropë, transmeton Telegrafi.

Ai është ankuar se nuk po mund t’i rrëzojnë aeroplanët rusë me pushkë automatike.

“Çfarë po bën NATO? A po udhëhiqet nga Rusia? Çfarë po presin? Janë bërë 31 ditë. Ne thjesht po kërkojmë 1 për qind të asaj çfarë ka NATO, asgjë më shumë”, shtoi Zelensky.

Kryeministri sllovak Eduard Heger, ka konfirmuar për BBC se vendi i tij është i gatshëm të dërgojë arsenalin e saj të kohës së Bashkimit Sovjetik – bëhet fjalë për sistemin kundërajror mbrojtëse S-300.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një nënë nga Prizreni ka njoftuar policinë se nuk di…